Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e kësaj të martë investigimin e emisionit “Report” në RAI 3, i cili e cilësonte Shqipërinë si një “narko-shtet”. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se sipas tij narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI 3, por vetë kryeministri Rama me bashkëpuntorët e tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë.
Djem, vajza, burra dhe gra të një kauze të drejtë, të një kauzë të vërtetë.
Ju pëshëndes ju përzemërsisht, përshëndes oratorët që sjellin këtu programin e PD, por edhe mendimet e tyre të lira, të guximshme dhe shpërndajnë anekënd vendit të vërtetat e PD.
Të dashur miq, sot me gjuhë ordineri, Edi Rama i goditur moralisht për vdekje, kërkoi të paraqesë dokumentarin e RAI-t si eksport të Tiranës, si produkt apo eksport i opozitës shqiptare.
Ky është një mashtrim i madh sa vetë mali i Dajtit.
Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, nuk e solli as mafia siciliane apo Ndragheta, Sacra Corona Unita.
Narkoshtetin në Shqipëri e solli vetëm dhe vetëm Edi Rama me kriminelët e tij.
Dhe me narkoshtetin, instalimin e tij, Edi Rama kreu krimin e dytë më të shëmtuar në historinë e kombit shqiptar pas atij të parit që tejkalon çdo krim dhe mynxyrë kombëtare dhe që lidhet me shpopullimin e Shqipërisë, largimin sipas INSTAT nga viti 2014-2022 të mbi 1 milion shqiptarëve, krim gjenocidal ndaj kombit tonë që është vepra më e zezë e një pushtuesi në historinë tonë kombëtare.
Por, si një armik i egër i një kombi, për këto krime të panjohura në ëkto përmasa në historinë e kombit shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur për të parin mohimin e shifrave të Eurostatit.
Ka zgjedhur për të parin, manipulimin e shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të cilat tregojnë se tashmë graviteti i kombit është spostuar në Kosovë, pasi në 11 mijë kilometra katrorë në Kosovë banojnë më shumë shqiptarë se në 28 mijë metra katrorë në Shqipëri dhe ky është krimi i shekujve miqtë e mi.