Në një intervistë në një emision televiziv, Fitim Zekthi foli për drejtësinë e re. Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se SPAK ka treguar po vepron kundër korrupsionit në vend. Gjithashtu Zekthi shtoi se kryeministri Edi Rama ka krijuar një teori që më herët nuk është dëgjuar nga liderë të tjerë, sepse sipas tij për gjithçka ndodh kërkon të distancohet.
Nga ana e tij analisti Frrok Çupi u shpreh se kryeministri Rama ka tregua mbështetjen e tij të madhe për SPAK, duke hedhur poshtë akuzat dhe kritikat se po tenton ta sulmojë
Çupi shtoi se janë të pavërteta akuzat se Rama është kundër SPAK.
Pjesë nga intervista në studio:
FitimZekthi: Mund të them se ka një marrëveshje mes Rithemelimit dhe kryeministrit Rama, mbajnë njëra tjetrën. Tani jemi në një pikë ku Shqipëria me krimin e organizuar ka krijuar një habitat natyror dhe këtë habitat po kërkon ta prishë SPAK. Ai edhe po të dojë të çlirohet nga marrëveshja “me djallin” të krijuar herët, shkatërrohet mazhoranca. Kryeministri Rama ka krijuar një teori të padëgjuar ndonjëherë, gjithçka që ndodh nuk ka lidhje me mua. Rama e di që përpjekja e SPAK mund të ndikojë të rrëzojë mazhorancës, sepse po dalin të inkriminuar. Nuk janë gjëra të vogla. Rama ka nevojë jetike të gjejë një mënyrë që ta kornizojë mënyrën se si vepron SPAK. Rama po tenton të tregojë se nuk mbron njeri.
Frrok Çupi: E dëgjoj shpesh që Edi Rama nuk e do SPAK. Nëse sot Edi Rama është kryeministër në Shqipëri dhe SPAK është krijesë e drejtpërdrejt e Edi Ramës, si person , si ide si domosdoshmëri. Të gjitha vlerat i ka përqendruar me qëllimin për të qeverisur për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Shqipëria është shfaqur kaq shumë për shkak të punës. Qeverinë e Berishës e konsideronin si qeveri gangsterë. Shqipëria ishte bërë e paqeverisur… SPAK është i mallkuar nga Foltorja kjo sepse në atë grumbullim nuk është vetëm Berisha i inkriminuar, por gjithë njerëzit që i vijnë rrotull, kanë rrezikun që nesër të jenë në vend të Berishës.
Fitim Zekthi: Gazment Bardhi ka bërë një spërdredhje të frikshme në një kohë shumë të shkurtër.