Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mashtrimi me kreditë, policia zbardh detaje rreth operacionit ‘Deceiver’

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Mashtrimi me kreditë, policia zbardh detaje rreth operacionit ‘Deceiver’

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Deceiver” që çoi në ekzekutimin e masave të sigurisë “arrest shtëpie” për 4 persona, ndërkohë që një i 5-të është shpallur në kërkim, dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit:

Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Lindita Ndroqi, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim

Linda Peci, 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim

Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim

Gjithashtu, është lëshuara masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin, Ledio Vrapi, 34 vjeç, banues në Gjermani, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, i cili është shpallur në kërkim.

Prokuroria njoftoi më herët se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, shtetasi L. V., dyshohet se ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi L. V. me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga shtetasi L. V. Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja M. D., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht shtetasit L. N., (përgjegjëse zyre) L. P., dhe E. A., (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

18:35 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier
Aktualitet

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat
Kryesore

Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

17:32 | 11/04/2026
Next Post
Po ndërtonte një beach bar pa leje, e pëson 45-vjeçari

Po ndërtonte një beach bar pa leje, e pëson 45-vjeçari

Tragjike , dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë nëna dhe vajza 3-vjeç

Tragjike , dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë nëna dhe vajza 3-vjeç

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

by mirseda
18:35 | 11/04/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi sot në 11 prill në ambientet e...

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

18:17 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

17:32 | 11/04/2026
SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme

SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme

17:30 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com