Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I dënuar në Shqipëri dhe Itali, kush është personi që iu sekuestrua pasuria në Durrës

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
I dënuar në Shqipëri dhe Itali, kush është personi që iu sekuestrua pasuria në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Saimir Gjepali, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve.

50-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi në janar të 2022, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar sepse gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011 e ka dënuar me 24 vite e 2 muaj, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjepali ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit.

Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit S.Gj., i dënuar në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit S.Gj., nën hetim për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, në bazë të nenit 283/a-2 të Kodit Penal dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale me 7 vjet e 4 muaj burgim. Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj., për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë. Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj., me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj., në Itali.

Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

1-Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;
2-Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;
3-Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;
4-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe
5-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

13:36 | 25/06/2025
Next Post
Policia nuk e shoqëroi në varrimin e fëmijëve, avokati i Erdgys Arrazit: Donte që edhe bashkëshortja të prehej aty

Policia nuk e shoqëroi në varrimin e fëmijëve, avokati i Erdgys Arrazit: Donte që edhe bashkëshortja të prehej aty

Izraeli rihap vendkalimin Kerem Shalom

Izraeli rihap vendkalimin Kerem Shalom

Shuhet ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare aktori i "Game of Thrones", partneri i tij zbulon shkakun

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19
shendetesi

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

by mirseda
14:34 | 25/06/2025
0

Progresi në vaksinimin e fëmijëve ka ngecur sipas nje studimi te ri dhe miliona të vegjël mbeten...

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

13:47 | 25/06/2025
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

13:36 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com