I burgosuri Erion Veizi, i cili akuzohet për vrasjen e një polici dhe një tjetër personi në vitin 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 biss.
Veizi u vu në pranga së bashku me Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç. Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit.
Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit.