Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U arrestua për mashtrim, Apeli dënon me 12 vite burg noteren Rezarta Koçi

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
U arrestua për mashtrim, Apeli dënon me 12 vite burg noteren Rezarta Koçi

Noterja Rezarta Koçi e arrestuar më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim“, thuhet në vendim.

Janë të paktën 15 denoncime të bëra ndaj noteres së arrestuar. Në “rrjetën” e mashtrimeve të saj kishin përfunduar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, të cilët kryenin procedurat e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi. Por, ndërsa këta të fundit derdhin paratë, noterja derdhte shumta në llogaritë personale. Nga mashtrimet, ajo dyshohet se ka përfituar një shumë prej 2 milionë eurosh. Duke qenë se certifikata e pronësisë së apartamenteve apo bizneseve kalohej në emrin e blerësit, shitësi nuk arrinte të merrte paratë, ndërsa vetë noterja u premtonte vazhdimisht se këto para do të hidheshin më vonë. Ende nuk dihet nëse në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç noteres së arrestuar. Noteres iu hoq licenca më 6 maj të vitit 2021.

MAKINËS SË NOTERES IU VU TRITOL

Automjetit të noteres së arrestuar, Rezarta Koçi, iu vu lëndë eksplozive më 5 nëntor të vitit të kaluar në zonën e “Komunës së Parisit”. Në automjetin tip “Range Rover”, i parkuar pranë një “fast food”-i, pati vetëm dëme materiale dhe u konsiderua si një paralajmërim ndaj noteres. Ngjarja, sot e asaj dite nuk është zbardhur nga ana e Policisë, ndërsa shpërthimi u lidh menjëherë me profesionin e Koçit. Gjatë vitit të shkuar, ndaj noteres janë bërë të paktën katër kallëzime, duke e akuzuar atë për mashtrim. Denoncimet ndaj saj, kanë nisur që prej vitit 2019, duke bërë prej asaj kohe që numri i qytetarëve të mashtruar të rritej vazhdimisht.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Nga materialet e referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në përmbajtje të tyre rezulton se ndaj noteres me iniciale Rezarta Koçi në periudha të ndryshme kohore, janë paraqitur kallëzime nga shtetasit me inicialet E. Q, P. Z, E. N, F. D, duke pretenduar se duke shpërdoruar detyrën u ka vjedhur një shumë parash.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurës me iniciale R. K, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në katër raste dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 135 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 313, datë 08.02.2023 ka vendosur:

1.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës P. Z, dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

2.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. Q dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

3.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. N dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

4.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës F. D dhe në bazë të nenit 135 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pese) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga e pandehura me iniciale R. K, e cila kërkoi:

1.Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si më poshtë:

Shtimin në kualifikimin e veprës penale edhe të rrethanave lehtësuese: “pendimi i thellë i të pandehurës” dhe “përpjekje për pakësimin e pasojave të veprës penale”, të parashikuara nga neni 48 shkronjat “ç” dhe “d” të Kodit Penal.

Zbutjen e masës së dënimit duke caktuar për të pandehurën R. K një dënim deri 5 vjet burgim në maksimum brenda kufijve të dënimit të parashikuar për veprën penale “mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
Marsi, muaj më i nxehtë i shënuar në histori, ja çfarë thotë në raportin e tij Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike në BE

Marsi, muaj më i nxehtë i shënuar në histori, ja çfarë thotë në raportin e tij Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike në BE

Julit i grisen pantallonat, ja si reagon Ledjoni

Julit i grisen pantallonat, ja si reagon Ledjoni

“Më ngacmoi të dashurën time dhe të Bardhit”, “Përplasja” e Romeos dhe Meritonit: Jam ndjerë i tradhtuar

"Më ngacmoi të dashurën time dhe të Bardhit", "Përplasja" e Romeos dhe Meritonit: Jam ndjerë i tradhtuar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan
Bota

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

by mirseda
09:16 | 06/08/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë veprime më të gjera ushtarake...

Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy

Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy

09:13 | 06/08/2025
Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës

Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës

09:10 | 06/08/2025
‘Jeta është e bukur’,Morena Taraku përcjell një mesazh të fuqishëm nga spitali

‘Jeta është e bukur’,Morena Taraku përcjell një mesazh të fuqishëm nga spitali

09:01 | 06/08/2025
I dërguari i Trump viziton Moskën të mërkurën, pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen ruse

I dërguari i Trump viziton Moskën të mërkurën, pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen ruse

08:58 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com