Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I dënuari me burgim të përjetshëm u ekstradua nga Koreja e Jugut, reagon Taulant Balla

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
I dënuari me burgim të përjetshëm u ekstradua nga Koreja e Jugut, reagon Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ekstradimin nga Koreja e Jugut të 50-vjeçarit Ervin Shahinit alias Spartak Lazaj, i cili akuzohet për vrasje dhe plagosje. 50-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm.

Përmes një mesazhi, Balla thekson se po i jepet goditje pandëshkueshmërisë.

Postimi i plotë:

GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Përgëzime Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Interpol Tirana dhe Seulit si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), për bashkëpunimin, koordinimin dhe finalizimin me sukses të ndalimit dhe ekstradimit të një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses ekstradimi i një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në kuadër të operacionit policor të përbashkët të koduar “Suporti”.

Operacioni falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.

U ekstradua gjatë mesnatës së mbrëmshme 50-vjeçari i dënuar për vepra të rënda penale kundër personit.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkuarve e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç dhe në kuadër të operacionit “Suporti”, ky shtetas u ekstradua drejt vendit tonë.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren
Aktualitet

Shiste drogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

11:01 | 25/06/2025
Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit
Aktualitet

Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

10:41 | 25/06/2025
Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën
Aktualitet

Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

10:32 | 25/06/2025
Next Post
‘Tronditëse’, dhunoi motrën dhe tentoi ta p*rdhunojë, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

'Tronditëse', dhunoi motrën dhe tentoi ta p*rdhunojë, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video në mes të emisionit, moderatorja: Nëse e publikon nuk e di se çdo e gjejë

Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video në mes të emisionit, moderatorja: Nëse e publikon nuk e di se çdo e gjejë

Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin, duke filluar nga dita e sotme

Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin, duke filluar nga dita e sotme

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Botërori i Klubeve: Benfica surprizon Bayernin, rezultat historik për Auckland City
Sport

Botërori i Klubeve: Benfica surprizon Bayernin, rezultat historik për Auckland City

by mirseda
11:04 | 25/06/2025
0

Benfica ka zbritur me këmbë ne toke Bayernin e Mynihut në ndeshjen e fundit në grup, në...

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Shiste drogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

11:01 | 25/06/2025
Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Kërkoi revokimin e “arrestit në shtëpi”, GJL rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

10:41 | 25/06/2025
Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

10:38 | 25/06/2025
Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

10:32 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com