Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 116 vota pro dhe 1 kundër.
PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arritur më parë. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Agron Shehaj ishte i vetmi deputet që votoi kundër, ndërsa 116 deputetët e tjerë votuan pro.