Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

DW: Izraeli bllokon transmetimet e televizionit “Al Jazeera’

2 vjet ago
in Të Gjitha
DW: Izraeli bllokon transmetimet e televizionit “Al Jazeera’

Ligji i lejon kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Kabinetit të Sigurisë të ndalojë për 45 ditë veprimtarinë e gazetarëve dhe të bllokojë sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit Al Jazeera në Izrael. Ky ndalim mund të ripërtërihet dhe do të jetë në fuqi deri në fund të korrikut, ose deri në fund të operacioneve të mëdha ushtarake në Rripin e Gazës.

Ministri i Komunikimit, Shlomo Karai, akuzoi Al Jazeera-n për inkurajim të armiqësive kundër Izraelit. “Është e pamundur të tolerohet një media, me kredenciale shtypi nga zyra e shtypit e qeverisë dhe me zyra në Izrael, që të veprojë nga brenda kundër nesh, sigurisht në kohë lufte”, tha ai.

Sipas ligjit qeveria mund të urdhërojë mbylljen e një televizioni, konfiskimin e pajisjeve, heqjen e kanalit nga ofruesit kabllorë dhe satelitorë dhe bllokimin e faqes së tij të internetit, njoftoi faqja izraelite e lajmeve Ynet.

Kritika nga organizatat e mediave

Organizata për lirinë e shtypit “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” (Committee to Protect Journalists, CJS) deklaroi se është tejet e shqetësuar lidhur me planet e Izraelit për të bllokuar në Izrael sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit Al Jazeera.

Drejtori i programit të CPJ-së, Carlos Martinez de la Serna, tha se “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është thellësisht i shqetësuar lidhur me legjislacioni i ri që i jep qeverisë autoritetin për të mbyllur Al Jazeerën në Izrael.”

Martinez de la Serna shtoi se “Ligji i jep qeverisë fuqinë për të mbyllur çdo media të huaj që vepron në Izrael, gjë që paraqet një kërcënim të rëndësishëm për mediat ndërkombëtare brenda vendit. Ky hap kontribuon për një klimë vetëcensure dhe armiqësie ndaj shtypit, një prirje e cila është përshkallëzuar që kur filloi lufta Izrael-Gaza”.

Al Jazeera proteston ndaj vendimit

Al Jazeera, e quajti vendimin izraelit një “përshkallëzim” që “vjen si pjesë e një serie sulmesh sistematike nga Izraeli për ta bërë Al Jazeera të heshtë.”

Al Jazeera, i hodhi poshtë akuzat se ka dëmtuar sigurinë e Izraelit duke i quajtuar ato “gënjeshtra të rrezikshme dhe qesharake” që vënë në rrezik gazetarët.

Al Jazeera, e cila raporton 24 orë në ditë gjatë gjithë luftës, i ka kritikuar ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë. Al Jazeera tha se autoritetet izraelite kanë vënë në shënjestër dhe vrarë qëllimisht disa nga gazetarët e saj, ndër ta edhe Samer Abu Daqa dhe Hamza AlDahdoh, të dy të vrarë në Gazë gjatë konfliktit. Izraeli thotë se nuk vë në shënjestër gazetarët./DW

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Selanik/Tentativë për grabitje e pengmarrje në një dyqan celularësh (FOTO)

Tragjedi në Athinë/ Kishte shkuar për ta denoncuar, 28-vjeçarja goditet për vdekje me thikë para komisariatit nga ish-partneri

Pikat kufitare me Greqinë do të mbyllen për shkak të grevës, ja çfarë pritet të ndodhë në dy ditët në vazhdim

Pikat kufitare me Greqinë do të mbyllen për shkak të grevës, ja çfarë pritet të ndodhë në dy ditët në vazhdim

Nuk paraqiten prokurorët për revokimin e masës së arrestit për Berishën, Gjokutaj: Plan i strukturuar skandaloz

Nuk paraqiten prokurorët për revokimin e masës së arrestit për Berishën, Gjokutaj: Plan i strukturuar skandaloz







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

by mirseda
19:53 | 13/12/2025
0

Një ngjarje shqetësuese është shënuar në fshatin Krapës, njësia administrative Portëz e Bashkisë Fier, ku brenda një...

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën

19:33 | 13/12/2025
Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

19:15 | 13/12/2025
Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

18:57 | 13/12/2025
A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

18:25 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com