Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dhe autor i sulmit në burgun e Peqinit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u izoluar në regjimin 41 Bis, por kjo kërkesë është rrëzuar.
Njoftimi për mediat:
1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:
1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 25.03.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.