• Emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në 2 Komisionet hetimore që është rënë dakord mes maxhorancës dhe Opozitës janë zbardhur. • Opozita do të drejtojë të dyja komisionet si të shëndetësisë ashtu dhe të sistemit TIMS. • Nga PD-ja në komisionin për Shëndetësinë do të marrin pjesë Albana Vokshi, e cila do të jetë dhe kryetare e komisionit. • Ndërkohë që anëtarët e tjerë të komisionit do të jenë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Petrit Vasili. • Ndërsa nga radhët e PS-së në këtë komision do të jetë nënkryetar Plarent Ndreca. • Në komisionin për sistemin TIMS do të jetë kryetar Ervin Saljanji dhe anëtarë Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi, Asllan Dogjani. • Ndërsa nga radhët e PS-së do të jetë nënkryetar i komisionit deputeti Toni Gogu.