Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS-së, Bujar Çela në Lushnjë më 1 Mars ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Njoftimi i GJKKO:
Pranë Gjykatës së Posaҫme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistruar kërkesa penale me objekt:
1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
2. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.