Jozefina Topalli u shpreh se çdo opozitar duhet të ngrihej ndaj çdo dhunimi ligji apo padrejtësie.
Në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Këshilli Kombëtar të Rithemelimit, ajo u shpreh se Rithemelimit i kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari është nën arrest.
Sa i përket qendrimit për Lulzim Bashën, Topalli tha se nuk ka ndryshuar aspak dhe se lider nuk të bën karrigia por vendimet të cilat shpesh mund të jenë edhe të forta dhe jo të gjithë pranuara, por mjafton të jenë të drejta.
Topalli:Themelore për çdo opozitar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi të ligjit, çdo padrejtësie që të shohë vendin të vibrojë mes mekanizmave demokratik siç është respektimi i Statuteve. Të fokusohemi në tre elementë. Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari nën arrest.
Akuzuat Bashës se ka devijuar nga votat. Keni ndryshuar qendrim?
Topalli: Nuk kam ndryshuar asgjë në lidhje me Bashën. Nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm, por vendimet që merr.