Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me lënde narkotike kanabis, gati për shitje.
Sipas njoftimit të policisë, në Unazë të Re, u kap shtetasi B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në Unazë të Re.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje.