Ndërkohë, seanca është shtyrë për shkak se nuk u plotësua numri prej tre gjyqtarësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Maj 2023 në qytetin e Gramshit.
Adoleshentët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit goditën me thikë në zemër Fatjon Bicin dhe plagosën 15-vjeçarin M. L.
Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sporti 2” dhe pas krimit adoleshentët kanë ikur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll, por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar duke i kapur në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit.
Autori i dyshuar, O. Ç., rrezikon deri në 12 vite burg. Gjithashtu pritet vendim për E. K., S. M., Xh. Ç.