Dashi
Do të jetë një atmosferë mjaft entuziaste sa i takon dashurisë, ku do të gjeni shumë arsye për të qenë të lumtur. Ata që janë vetëm do të jenë me fat, ku do të favorizohet kërkimi i shpirtit binjak. Në punë gjithçka shkon më së miri, ku priten të ardhura në rritje.
Demi
Kjo ditë do të jetë disi e komplikuar, ku në dashuri duhet të jeni më të ëmbël dhe të përshtateni me personin tuaj të zemrës. Bëni mirë të angazhoheni më shumë. Për ata që janë vetëm dita nuk do të jetë shumë e favorshme, megjithatë mos u dorëzoni!
Në punë do të jeni gjithnjë e më shumë bashkëpunues, gjë që do ju lejojë të krijoni një përshtypje të mirë.
Binjakët
Pritet një e enjte mjaft e frytshme, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Ata që janë vetëm, do të argëtohen pa fund, duke hedhur bazat për një raport jetëgjatë. Sa i takon punës, duhet të përqendroheni në mundësitë e reja, të cilat premtojnë shumë.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë e thjeshtë, e gjallë dhe e organizuar më së miri. Parashikohet që në dashuri të jeni diskret dhe mjaft të favorizuar, ku do të shprehni më së miri fjalët dhe gjestet. Ata që janë vetëm, do të kenë një ditë të mbushur me intriga. Ndërsa sa i takon punës, duhet të shmangni çdo frikë që keni për të ardhmen, duke treguar vendosmërinë tuaj.
Luani
Kjo ditë mund të quhet e shkëlqyer, sidomos sa i takon dashurisë, ku do të merrni kënaqësinë më të madhe. Gjatë kësaj të enjteje asnjë vështirësi nuk do mund t’iu pengojë që të kaloni një ditë të bukur dhe një mbrëmje të paharrueshme me partnerin. Për ata që janë vetëm po afron momenti i kthesës në drejtimin e duhur. Ndërsa në punë, nëse keni qëllime të nivelit të lartë apo angazhime të rëndësishme, pritet të ndodhin ndryshime drastike, por të domosdoshme.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë mjaft e kënaqshme, e qetë dhe më se normale. Nuk do të mungojnë momentet intime dhe të mrekullueshme nën shoqërinë e partnerit/es. Ata që janë vetëm do të bëjnë një ndryshim radikal në jetën e tyre. Sa i takon punës, pas një periudhe të vështirë, do të vijnë ndryshime pozitive, ndonëse të lehta. Më në fund do të gjeni harmoninë me kolegët tuaj.
Peshorja
Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ku dashuria dhe jeta sentimentale do të gjallërohet. Kjo do të jetë një periudhë e shoqëruar me debate të vazhdueshme. Hapni zemrën pa u fshehu pas batutave ironike apo gënjeshtrave të vogla. Ata që janë vetëm, duhet të heqin dorë nga ajo që i shqetëson në mënyrë që të jenë të qetë. Shmangni tensionet e mundshme, sidomos në punë.
Akrepi
Nuk do të nisë aspak pozitivisht kjo ditë mesjave. Në dashuri, ekzistojnë mundësitë që të rinisni një lidhje të ndërprerë. Duket se dikush do të testojë durimin tuaj! Në punë, dita do të jetë e favorshme për shkëmbimin e informacioneve. Komunikimi do të jetë i shfrenuar dhe shpesh i tensionuar.
Shigjetari
Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e ekuilibruar. Do e përballoni ditën në mënyrën më të mirë të mundshme, pa lënë që t’iu shpëtojë asnjë mundësi. Sa i takon punës, do të nisë një cikël i ri, i cili do të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe mjaft të frytshme.
Bricjapi
Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive, ndonëse në disa momente mund të jetë nën ritmin e duhur. Gjithsesi duke vlerësuar parashikimet e ditës, do të dini shumë mirë si të menaxhoni çdo situatë. Për ata që janë vetëm, dita do të mësojë si të vlerësoni më mirë ndjenjat. Në punë konkurrenca do të jetë shpëtimi juaj, ku do të spikasni ndaj të tjerëve.
Ujori
Do të jetë një ditë aspak efikase, sidomos sa u takon raporteve ndërpersonale. Në fushën e ndjenjave, mund të ketë momente nervozizmi dhe debati. Do të jetë një ditë gjatë së cilës do të jeni të përhumbur. Për ata që janë vetëm këshillohet që ti zgjidhin problemet si të rritur, pa bërë gabime. Sakaq në punë, kjo e enjte premton përmirësime të ndjeshme.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje-ngritje të vazhdueshme. Sipas horoskopit të ditës, fusha e ndjenjave pritet të ketë luhatje, ku parashikohet të bëni edhe ndonjë gabim. Megjithatë do e kaloni pa problem çdo situatë të vështirë. Ata që janë vetëm, do e kalojnë ditën duke reflektuar për të dalë nga kjo situatë. Ndërsa në sferën profesionale do të dini të justifikoni vendimet dhe zgjedhjet e ditëve të fundit, duke dalë më së miri në pah.