Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ligji për studentët e mjekësisë, Gjykata Kushtuese merr vendimin

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Ligji për studentët e mjekësisë, Gjykata Kushtuese merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, duke i kërkuar Kuvendit që ta ndryshojë.

Vendimi:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 21. 12.2023 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c” 2. shkronja “b 3. shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e pare të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e studenteve qe ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit te dytë Mjekësi e Përgjithshme” veçania te ne institucionet publike të arsimit te larte, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.

Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit.
Masa e pezullimit e vendosur nga Gjykata në daten 14.11.2023 hiqet për shkak të vendimmarrjes së sotme. Duke pasur në konsideratë që, nga njëra anë, ligji në tërësinë e tij duhet të fillojë të prodhojë efekte para përfundimit të këtij vitit akademik, por, nga ana tjetër, dispozitat që duhen shfuqizuar i bëjnë të pazbatueshme marrëveshjet me studentët, Gjykata vlerësoi t’i caktojë Kuvendit detyrimin që brenda 3 muajve të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “3 (tre) vjet në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “3-vjeçar” në nenin
4. pika 3, shkronja “b”, “2 (dy) vjet në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “2-vjeçar” në nenin
4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023. 3. Konstatimin e ometimit ligjor në nenin 6 të ligjit nr. 60/2023 lidhur me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.
Aktualitet

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

14:56 | 11/10/2025
Next Post
Aksidenti i rëndë në Shkup, humbën jetën 16 persona, të akuzuarit dënohen me 39 vite burg

Aksidenti i rëndë në Shkup, humbën jetën 16 persona, të akuzuarit dënohen me 39 vite burg

I riu shqiptar qëlloi për vdekje me thikë 29-vjeçarin në Londër, policia britanike shpëndan foton e tij: Është person i rrezikshëm

I riu shqiptar qëlloi për vdekje me thikë 29-vjeçarin në Londër, policia britanike shpëndan foton e tij: Është person i rrezikshëm

Vetëvritet në zyrën e tij nënkomisari i policisë së Durrësit

Vetëvritet në zyrën e tij nënkomisari i policisë së Durrësit







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë
Sport

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë

by mirseda
19:57 | 11/10/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi për herë të parë formacionin e Kombëtares duke qenë 1 orë e...

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

19:53 | 11/10/2025
“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:49 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com