Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet, ku skela e një pallati në ndërtim ra, ku u plagosën dy qytetarë.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Parkut të Autobusave, ku një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim, ra duke zënë poshtë dy kalimtarë, babë e bijë.
Ditën e sotme, policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.
Raportohet se janë arrestuar inxhinieri i firmës që merrej me sigurinë, pronari i firmës dhe punëtori të cilit i ra skela.
Njoftimi:
“Tiranë/Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.