Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë po ndodh? Rritet përsëri çmimi i naftës, ja në sa arrin

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Çfarë po ndodh? Rritet përsëri çmimi i naftës, ja në sa arrin

Është rritur çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri. Një numër biznesesh që tregtojnë me pakicë këtë produkt, kanë ndryshuar befas çmimin në tabela, duke e rritur atë.

Rritja e fundit, pas një periudhe të gjatë me çmime të fiksuara për naftën dhe benzinën duket se pasqyron tregun e këtij produkti në çmimin Plats të Mesdheut, ku orientohet çmimi shqiptar i shitjes me shumicë.

Radio Televizioni Shqiptar ka informacionin e plotë nga Shërbimi Doganor Shqiptar ku pasqyrohet çmimi ditor i zhdoganimit të naftës. Sikurse e vini re nga informacioni i posaçëm për zhdoganimin e naftës, në datën 2 janar një ton naftë është zhdoganuar me 792 USD për ton, përfshirë edhe të ashtuquajturën premio, që tregtarët e naftës e pasqyrojnë në çmimin final.

Në 18 Janar ky çmim shënon shifrën prej 843 USD/Ton, sipas bursës Platz të Mesdheut.

Kjo rritje e çmimit prej mbi 50 USD për ton është pasqyruar menjëherë në tabelat e shitjes me pakicë, edhe pse jo të gjithë blerësit me shumicë kanë importuar naftën me këto çmime në tregun e shitjes me shumicë.

Evidentohet ajo që ndodh gjithnjë në Shqipëri në rastin kur rritet çmimi në bursë dhe që nuk ndodh pothuajse ansjëherë kur ulet ky çmim.

Po ndërsa naftë në bursë është rritur monedha me të cilën blihet ky produkt, pra dollari amerika ka një tjetër treg.

Një dollar është këmbyer me rreth 95 lekë në mesin e janarit, me 93 lekë në 28 dhjetor të vitit të kaluar me dhe 100 lekë për një USD në nëntor. Këto luhatje të modheës amerikane nuk janë pasqyruar në çmim, duke e mbajtur një litër naftë deri në 189 lekë.

Rritja e çmimit në dy ditët e fundit lidhet edhe me ndryshimin e akcizës së naftës. Por edhe ky tregues bëri një përjashtim, sepse nuk u rrit sipas inflacionit, por sipas një vendimi të qeverisë me vetëm 1,5 për qind të akcizës ekzistuese.

Në ndërkohë bursat ndërkombëtare në Londër dhe Teksas që kuotojnë kontratat paraprake të naftës së papërpunuar tregojnë se pas rritjes së çmimit në fundit e vitit deri ne 80 USD për fuçi, shënojnë ulje në mesin e muajit janar të këtij viti. Konjuktura ndërkombëtare flet për një ulje të mëtejshme të naftë së papërpunuar.

Por ky tregues pasqyrohet vetëm psikologjikisht në Shqipëri.

Ndërsa në tabelat e shitjes me pakicë vijon të shfaqet rritja e çmimit të produkteve hidrokarbureve, që ndikohet nga çmimi i tregut mesdhetar dhe jo nga vlera e moedhës amerikane me të cilën blihet nafta në tregun e shumicës.

Edhe rritja e menjëhershme dhe pothuajse uniformë e çmimit nuk duket se përbën problem për autoritetet publike.

Një çmim më i lartë në treg, do të thotë më shumë të ardhura nga akciza e naftës dhe tatimi i vlerës së shtuar, që arkëtohen në buxhetin e shtetit dhe më shumë shpenzime nga xhepi i konsumatorit dhe përdoruesit të mjeteve motorike.

TË LIDHURA

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025
Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h
Aktualitet

Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h

18:18 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
Aktualitet

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Next Post
Virozat e stines mbushin spitalet, mjekët tregojnë se cilat janë grupmoshat e prekura më shumë

Virozat e stines mbushin spitalet, mjekët tregojnë se cilat janë grupmoshat e prekura më shumë

“Mos e quaj zhargavinë se është gjynah”, Egla këshillon Merin të mos ofendojë Rozën, asterologes s’i del inati: Unë ia shkul flokët dhe ekstejshënat

"Mos e quaj zhargavinë se është gjynah", Egla këshillon Merin të mos ofendojë Rozën, asterologes s'i del inati: Unë ia shkul flokët dhe ekstejshënat

Reshje të dendura bore në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ja si paraqitet situara në qarkullimin rrugor

Reshje të dendura bore në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ja si paraqitet situara në qarkullimin rrugor

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”
Bota

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”

by mirseda
19:19 | 27/06/2025
0

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova...

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

19:03 | 27/06/2025
Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

18:59 | 27/06/2025
Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

18:54 | 27/06/2025
Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com