Qarku i Dibrës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga stuhi të dendura dëbore.
Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.
Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.