Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Orges Shehi prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Partizanit

2 vjet ago
in Sport
Orges Shehi prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Partizanit

Këtë të mërkurë, ish-tekniku i Tiranës, Orges Shehi, është prezantuar zyrtarisht si “numri 1” i pankinës së rivalëve historikë të “Bardhebluve”, Partizanit, ku gjatë prezantimit, në “Arenën e Demave” ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj.

Në fjalën e tij për mediat, tekniku durrsak tregoi fillimisht se përse zgjodhi të drejtonte “Të Kuqtë” e Partizanit e më tej ceku largimin e tij nga “Bardheblutë” e Tiranës dhe ndjesinë, që ka si trajner, që do të drejtojë dy klubet e kryeqytetit brenda një harku të shkurtër kohor.

Në fjalën e tij, Shehi gjithashtu, foli edhe për objektivin e këtij sezoni, i cili sigurisht është rikonfirimi si kampionë të Shqipërisë.

Nga Tirana te Partizani, një kalim që mban nota të forta emocionale…

“Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, kur dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë”.

Çfarë pritet në 2024 për Orges Shehin?

“Tani jemi në prezantimin e vitit të vjetër dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku”.

Çfarë pa Shehi te Partizani për të pranuar ofertën?

“Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar për më mirë. kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thash pak më parë. plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu”.

A ju step mentaliteti shqiptar në përballjen e dy rivalëve sportivë?

“E thash pak më parë, kur kalon nga një klub në një tjetër që kanë histori dhe janë rivalë të përjetshëm sportivë, çdo njeri e percepton dhe e mendon sipas asaj që ai kërkon ta mendojë ose ta perceptojë. Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionalizmin tonë të jemi korrekt, të jemi seriozë dhe të jemi strikt në parimet tona. Kështu që mendoj se nuk jam as i pari, as i fundit që kalon nga një klub në një tjetër, edhe për shkak të historisë së tyre. Kështu që përqendrimi është maksimal dhe mua më mbetet vetëm që të kemi punë, përpjekje, përqendrim, disiplinë dhe në fund fare të kemi atë që quhet fat. Pra fati është e kotë që të përmendet nëse nuk kemi këto elemente që përmenda”.

Do ta bëje këtë kalim më shpejtë nëse nga Tirana do të kishit një trajtim më të mirë?

“Nuk dua që t’i rikthehem ndarjes, sepse mendoj se çdo gjë është profesionale dhe jo personale, të paktën në këndvështrimin tim. Kështu që dua të fokusohem te e ardhmja, këtu ku jam sot. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate”.

Ju ka dashur në dy raste dhe Shkëndija. Ju tundoi ndopak interesimi i tyre kësaj radhe?

“Unë mendoj që nga këtu ku jam dhe në të ardhmen të flas vetëm për këtë tavolinë që jam këtu dhe për këtë stemë. Nuk ja vlen t’i kthehem diskutimit kush ishte e interesuar dhe kush jo. E tha dhe drejtori që pas asaj periudhe që përkoi me shkëputjen time nga ish-klubi im ishte një dëshirë e përbashkët dhe një vlerësim. Unë mendoj që shtë vlerësim sepse një klub i madh kur kërkon që të jesh pjesë e projektit është vlerësim dhe nuk ka asnjë dyshim”.

Si e krahason këtë skuadër që ke marrë që është pretendent për kampion me Tiranën e para dy viteve? Ndryshimi mes këtyre dy ekipeve?

“Nuk ka ndryshim sepse të dyja klubet kërkojnë gjithmonë të jenë në majë. Dhe kur do të jesh në majë ke gjithmonë objektiva madhorë. Dhe objektivat madhorë nuk përmbushen dot nëse nuk ke lojtarët e duhur. Gjatë kësaj periudhe do të kem kohën që të njoh nga brenda dhe karakteret e individëve të veçantë. Njerëzit janë, infrastruktura është, na mbetet vetëm punë. Mendoj se ka një grup cilësor për të arritur objektivat”.

Jeni koshient që duhet të bëni një punë voluminoze?

“E nis nga kjo e fundit, renditja, me këtë formulë që ka kampionati, nuk është një gjë që gjithë njerëzit që punojnë i vë në presion. Dihet që “Final 4” është e vëçant këtë vit. Unë kam gjetur një skuadër që para pak ditësh fitoi një trofe. Janë mendimet që çdo trofe që luhet duhet bërë maksimumi për ta fituar. Kështu që gjej një skuadër kompetitive, të paktën nga informacionet që kam nga brenda dhe jashtë. një skuadër me dëshirë, me djem të rinj që duan të ecin përpara. Është shumë e rëndësishme ego dhe dëshira, përpos cilësive që kanë”.

Ju keni arritur që të bisedoni me drejtorin sportiv për repartet që skuadra ka nevojë të përforcohet?

“Sigurisht që çdo skuadër dhe elementet do i shkojë linjës së trajnerit. Kemi një periudhë që nuk kemi ndeshje zyrtare dhe kjo gjë do na shërbejë. Sigurisht që kërkojmë të përforcohemi. Çdo skuadër ka nevojë për elementë të rinj dhe cilësor. Duam të afrojmë lojtarë. Objektivat janë madhore dhe strategjia e klubit nuk është për të marrë lojtarë momentalë, por lojtarë afatgjatë, për të arritur objektivat për t’u rritur dhe gjithmonë për të pasur një strukturë të fortë për vazhdimësinë, sepse kjo është shumë e rëndësishme”.

TË LIDHURA

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm
Sport

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm

17:42 | 07/07/2025
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG
Sport

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

16:15 | 07/07/2025
Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im
Sport

Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im

15:00 | 07/07/2025
Next Post
Vajza e tij do mbushte 24-vjeç, Vangjel Tavo prek me fjalët: Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt

Vajza e tij do mbushte 24-vjeç, Vangjel Tavo prek me fjalët: Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt

Shtyrja e seancës për Berishën, reagon ish-kryeministri

Shtyrja e seancës për Berishën, reagon ish-kryeministri

Vula dhe logoja e PD në Apel, reagon dhëndri i Sali Berishës

Vula dhe logoja e PD në Apel, reagon dhëndri i Sali Berishës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale
Aktualitet

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale

by mirseda
11:40 | 08/07/2025
0

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar. Policia vendore e...

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

11:37 | 08/07/2025
Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

11:09 | 08/07/2025
E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

10:54 | 08/07/2025
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

10:33 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com