Një i ri nga Elbasani ka rënë në prangat e Policisë, pasi përmes krijimit të disa llogarive false në rrjetet sociale, keqpërdorte të dhënat e një shtetaseje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka krijuar disa llogari false në rrjete sociale, duke keqpërdorur të dhënat e një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e Policisë.