Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka nisur sot një operacion “blic” në zonën e Kutallisë. Raportohet se në pranga ka rënë 65-vjeçari, Enver Shehu.
Mësohet se pjesë e këtij operacioni janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj. Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.
Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fushekë e municione luftarake. Në prangat e policisë ka rënë 65-vjeçari Enver Shehu, ndërkohë që aksioni po vijon ende.