Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Iva Tiço rrëfen detaje rreth partnerit gjerman: U bë jabanxhi te “Selvia”

2 vjet ago
in Stil
Iva Tiço rrëfen detaje rreth partnerit gjerman: U bë jabanxhi te “Selvia”

Gazetarja Iva Tiço, prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me një partner gjerman, të cilin përpiqet ta mbajë larg syrit të mediave. Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ajo ka folur më tepër rreth lidhjes që ka ndryshuar jetët e tyre. Gazetarja shprehet që për partnerin ndryshimi ka qenë më i madh, pasi ka ardhur “jabanxhi” në Tiranë.

Aldo: Nga sa di unë, për më tepër se tre vite ti je në një lidhje, marrëdhënie, që e ke bërë të ditur vetë, që ke gjetur dashurinë e jetës. Ka ndryshuar Iva, apo ka ndryshuar ai ditëziu?

Iva Tiço: Ai ditëziu ka ndryshuar më shumë të them të drejtën. Tani do më pyesë: “Çfarë do të thotë ditëzi në shqip?”. Hajde t’ia përkthej. Mendo, ditëzi, “black day” në anglisht.

Aldo: Jo “black day” jo, “lucky man”.

Iva Tiço: Okej, kështu do ta lëmë. Ai ka ndryshuar më shumë se ai ka ndryshuar vendbanimin. Është bërë jabanxhi këtu te Selvia ku më more, siç e sheh. Ai ka ndryshuar më shumë, por dhe unë kam ndryshuar.

Aldo: Çfarë ka ndryshuar në këtë lloj marrëdhënie?

Iva Tiço: Marrëdhënia kërkon punë, nuk merret e mirëqenë. Do shumë punë, do shumë përkushtim. Ka ndryshuar koha që unë shpenzoj për gjërat e mia, për shoqet. Unë kam qenë shumë e lidhur me shoqet, kam një jetë shumë të gjallë për shkak të punës. Kështu që i kam kufizuar goxha.

Aldo: Edhe ai nuk besoj se del më me çunat?

Iva Tiço: Nuk ka çuna ai. Gjermanët nuk kanë çuna. Këtu ka filluar të gjejë ca çuna dhe të dalë, po ka ndryshuar, ndryshon normalisht. Po nuk ndryshove, kam idenë që vjen dita dhe ajo marrëdhënia sheh krisjet e veta.

Aldo: Domethënë është një ndryshim ky, me mirëkuptim apo i detyruar nga tjetri?

Iva Tiço: Për mua ka ardhur në mënyrë graduale dhe e kam bërë vetë. Po të kthehem mbrapsht… ka qenë për shembull dikur, iu thoja shoqeve, shoqeve që ishin të martuara, nuk e kuptoja për shembull pse… mendoja se nuk i linin burrat. Po tani e shoh që, thua edhe vetë, prit se ke marrëdhënie të tjera, ke detyrime të tjera. Ose fillon frekuenton më shumë çifte, që janë çifte më tepër sesa njerëz “single”.

Aldo: Është ndjesi apo arsyetim?

Iva Tiço: Vijnë të dyja bashkë. Për mua me një lloj pjekurie sepse unë po martohem dhe në moshë të pjekur, siç e kupton. Mendoj që këto gjëra bëhen shumë më natyrshëm. Ti e di çfarë funksionon, ke dëgjuar si… domethënë, nëse nuk di si ta ruash martesën, të paktën di si ta prishësh dhe bën çmos që mos ta prishësh. Kështu që do kohë, do përkushtim, do mirëkuptim do dhe të bësh lëshime të vogla.

Aldo: Ti vetë, në çfarë ke hequr dorë?

Iva Tiço: Kohë, më tepër kohë.

Gazetarja thotë se martesa ka qenë një plan që prej vitit të shkuar, por shumë shpejt mund ta shohim me fustan të bardhë.

Gazetarja thotë se martesa ka qenë një plan që prej vitit të shkuar, por shumë shpejt mund ta shohim me fustan të bardhë. Plani i tyre i ardhshëm është blerja e një shtëpie.

Iva Tiço: Ja të martohem njëherë. Po pra, të martohem dhe të shoh. Kur të bëhemi dhe me letra se tani quhemi “ndërtim pa leje” (duke qeshur).

Aldo: Mirë, ke aplikuar?

Iva Tiço: Po, kam aplikuar.

Aldo: Tani atë shprehjen “jemi në pritje të bërjes së letrave”, është reale, është e vërtetë?

Iva Tiço: Letrave të martesës, po.

Aldo: E kemi këtë vit?

Iva Tiço: Nuk e di. Besoja që do ta kisha vjet, nuk arritëm. Ndoshta ky vit, ndoshta vitin tjetër, tani në këtë pikë…

Aldo: Shkaqe ekonomike, oraresh?

Iva Tiço: Të gjitha bashkë të zënë shumë. Po donim të merrnim një shtëpi, tani ti e di si janë bërë shtëpitë këtej rrotull.

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Berisha flet pas mbledhjes së Grupit dhe i bën thirrje qytetarëve: Të enjten Shqipëria është para parlamentit

Berisha flet pas mbledhjes së Grupit dhe i bën thirrje qytetarëve: Të enjten Shqipëria është para parlamentit

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve, çfarë ndodhi në seancë në GJKKO

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve, çfarë ndodhi në seancë në GJKKO







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

by mirseda
16:51 | 09/02/2026
0

Shpërthimi i fruthit në disa shtete të Amerikës ka vënë në alarm autoritetetet atje. Një zyrtar i...

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

16:26 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com