Në Itali është arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej tre vitesh për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa.
Arrestimi i tij erdhi pas disa minutash ndjekjeje në rrugës e qendrës së Trentola Ducenta-s.
Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijoin rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.
Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.
I riu, një kriminel i dënuar dhe i gjendur në mënyrë të paligjshme në territorin e Italisë, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Napolit të Veriut e kishte dënuar në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti.
Për më tepër, hetimet e mëtejshme të menjëhershme bënë të mundur zbulimin se makina me të cilën ai udhëtonte ishte objekt i vjedhjes së ndodhur në Potenzë më 16 nëntor.
Gjatë kontrollit brenda makinës u gjet një kapuç dhe mjete të përshtatshme për vjedhje.
Makina e gjetur i është kthyer pronarit të ligjshëm.