Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Imuniteti i Berishës, Albeaj i prerë: Zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK

2 vjet ago
in Politikë
Imuniteti i Berishës,  Albeaj i prerë: Zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar votën e tij pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, lidhur me kërkesën e SPAK, Alibeaj tha se vendimin e sotëm duhet ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen. “Zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK, është ky standardi që duhet të vendosim” tha ai

“Si përfaqësues i opozitës, e kam më të thjeshtë ta shpreh opinionin tim dhe të PD, lidhur me kërkesën e SPAK. Duhet ta bëj të qartë barrë dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill.

Nuk jam i dyzuar mes asaj se çfarë kam këtë barrë dhe këtë peshë, kam një pozicion paksa më specifik. Me deputetin në fjalën e konsideroj paksa më specifike qëndrimin dhe kjo është një anë, nga ana tjetër si përfaqësues i PD, do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit. Nuk jemi gjykatë, por kemi një barrë gjithsecili prej nesh, jo të përcaktojmë fajësinë as pafajësinë, por diçka tjetër, një gjë e thjeshtë, cili do duhet të jetë standardi politik moral, etik që deputeti i Kuvendit të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka patur që një krye të herës si standard që sa herë ka patur kërkesa për heqje imuniteti, standardi politik ka qenë dhënia me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Sot më shumë se dje duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’duhet të kemi luhatje. E kemi mbajtur këtë qëndrim në 2012, po ashtu në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese. E kemi mbajtur në rastin e çështjes Tahiri, ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka votuar që për kërkesat për dhënie autorizimit, arrest, kontroll personal e banese të votohej, ndërkohë për masat e tjera nuk ka nevojë për kërkesë. Ka qenë maxhoranca që nuk e pranoi si standard politik dhe etik. E kërkuam edhe në rastin Bllako, edhe pse u tha apo detyrua, bëri një lëvizje që e la imunitetin me vullnet.

Qëndrimi që ka mbajtur PD, ka qenë PO, sa herë ka kërkesë për dhënie imuniteti, kemi qenë pro. Raporti mes politikës e drejtësisë duhet të jetë i tillë, asnjë pengesë në rastet kur e kërkon drejtësia. PD ka paraqitur, edhe një amendament për rregulloren e Kuvendit, që deputetët që kur bëjnë betimin në mënyrë të vullnetshme të lënë imunitetin, dhe të mos përfitojnë. U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend nëse ka patur një defekt, ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit. Ka krijuar papërgjegjshmërinë institucionale deri në korrupsion. Është koha tani që ky parlament ta vendosë si një gur edhe për të ardhmen.

Reforma në drejtësi pavarësisht ndryshimeve teknike, në thelb kishte këtë gjë, heqjen e çfarëdolloj mbrojtje të politikës ndaj drejtësisë. Sa herë ka një kërkesë të tillë, çështja duhet të ketë këtë zgjidhje. Hapja e rrugës së drejtësisë. Nëse sot diskutohet për çështjen e imunitetit të Berishës, një tjetër po e ndjek me vëmendje Edi Rama. Standardi që vendosim sot ndaj drejtësisë, përsa kohë do mbahet një qëndrim ndaj një ish kryeministri duhet mbajtur edhe ndaj kryeministrit në detyrë.

Ta vendosë edhe SPAK të mbajë të njëjtën standard të hapë kallëzimet që përfshijnë kryeministrin e të kërkojmë heqjen e imunitetit. Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues I PD për kërkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë.” -tha ai.

TË LIDHURA

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës
Aktualitet

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Protesta e PD-së, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin organizatës kr*minale
Aktualitet

Protesta e PD-së, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin organizatës kr*minale

14:38 | 10/02/2026
Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Next Post
Parandalohet krimi në Lezhë, gati për të kryer vrasje, arrestohet 23-vjeçari me snajper, dy në kërkim

Parandalohet krimi në Lezhë, gati për të kryer vrasje, arrestohet 23-vjeçari me snajper, dy në kërkim

Lajm i mirë për shqiptarët pa letra në Greqi, ja kush përfiton të drejtë pune

Lajm i mirë për shqiptarët pa letra në Greqi, ja kush përfiton të drejtë pune

Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin

Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen
Aktualitet

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

by mirseda
15:14 | 10/02/2026
0

Ministri i Mjedisit: Dy mënyra për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme në Durrës Ministri i Mjedisit, Sofjan...

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

15:04 | 10/02/2026
Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

14:55 | 10/02/2026
Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

14:47 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com