Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

8 vatra zjarri në 24 orët e fundit, digjen pyje, kullota dhe ullishte

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 65 punonjës zjarrfikës, 10 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.  

QARKU KORÇË

Vatrat e zjarrit ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, bashkia Korçë kanë vazhduar të jenë aktive pasi flakët kanë përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër të thyer, i vështirë për t’u aksesuar nga mjetet zjarrfikëse. Në operacion ka qenë edhe një helikopter si dhe forca  zjarrfikëse, nga pyjorja, bashkia dhe ushtria, të cilat kanë shuar shumicën e vatrave të zjarrit. Operacioni është në vazhdim për fikjen e plotë të zjarrit.

Në fshatin Taç i Sipërm, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në shkurre e ferra në afërsi të varrezave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, punonjës të pyjores, dhe forca të policisë kufitare, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre, dhe u dëmtuan pjesërisht 20 varre.

QARKU LEZHË

Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Zjarrfikësit me mjete, të mbështetur dhe nga forca ushtarake, kanë mbajtur nën kontroll zjarret duke eliminuar rrezikun për banesat dhe pyllin me pisha. Operacioni është në vazhdim për të shuar plotësisht edhe vatrat e fshehura. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara.

Në Mamurras, bashkia Kurbin ka rënë zjarr në Malin e Gjormës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe në mbështetje kanë shkuar banorë vullnetarë të zonës, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 5 ha shkurre.

QARKU DIBËR

Në fshatin Dohoshisht, bashkia Dibër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e qershi. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 7 ha shkurre, ferra dhe 40 rrënjë qershi.

QARKU DURRËS

Në fshatin Verjon, Nikël, bashkia Krujë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Radë, Maminas, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një ullishteje. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre, ferra dhe 30 rrënjë ullinj.

QARKU VLORË

Në fshatin Trevllazër, Novoselë, bashkia Vlorë ka rënë zjarr në shkurre, ferra dhe kullotë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete dhe forca ushtarake të cilat kanë izoluar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 4 ha me shkurre, ferra dhe disa rrënjë ullinj.

Tags: 24 oret e fundit8 vatra zjarridigjen pyjekullotaullishte

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë

Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë

Qafë-Thanë, arrestohet turku me ukrainasen, tregtonin lëndë narkotikë

Qafë-Thanë, arrestohet turku me ukrainasen, tregtonin lëndë narkotikë

Bie numri i pranimit të azilkërkuesve shqiptarë; Italia tregohet bujare, Gjermania i dëbon  

Bie numri i pranimit të azilkërkuesve shqiptarë; Italia tregohet bujare, Gjermania i dëbon  







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com