Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“5 vite punë me detyrim”, studentët e Mjekësisë kërkojnë të takohen me Avokatin e Popullit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“5 vite punë me detyrim”, studentët e Mjekësisë kërkojnë të takohen me Avokatin e Popullit

Studentët e Mjekësisë, të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit, kanë kërkuar të takohen me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Studentët thonë se ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë” u shkel të drejtat dhe liritë e tyre si studentë, mjekë të ardhshëm dhe si qytetarë.

Kërkesa drejtuar Avokates së Popullit, Znj. Erinda Ballanca është bërë nga përfaqësuesit e studentëve te mjekësisë: Dea Guri, Eliot Sulçaj, Mikel Seferi, Arbëri Shehu, Zino Veleshnja.

“Deri më tani kemi përdorur mjere të ndryshme të shprehjes së pakënaqësive, duke filluar nga formulimi i potecionit dhe mbledhja e firmave të studentëve të mjekësisë, ku mbajmë qëndrim kategorikisht kundër projektligjit, dhe pjesëmarrjen tonë në komisione, konkretisht Komisioni për punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ju bëjmë me dije që në komisionin e fundit, përfaqësueve tanë ju mohua e drejta për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar denjësisht, pavarësisht kërkesave për pjesëmarrje si grup interesi që dërguam drejtuar Komisionit. Kemi kërkuar gjithashtu të dëgjohemi edhe në seancën plenale përkatëse, kërkesë që na u mohua sërish”-thuhet në kërkesën e tyre.

Më 21 korrik 2023 në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit.

Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri.

Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

Më 25 korrik studentët patën një takim me Presidentin Begaj për t’i kërkuar mosdekretimin e ligjit të ri.

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
“Ekonomia ka vijuar të rritet”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Norma bazë e interesit nuk ndryshon

“Ekonomia ka vijuar të rritet”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Norma bazë e interesit nuk ndryshon

Ndezi zjarrin në tokë të tij, arrestohet piromani në Lezhë

Ndezi zjarrin në tokë të tij, arrestohet piromani në Lezhë

U gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, zbardhet identiteti i së resë, policia shoqëron 17 persona

U gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, zbardhet identiteti i së resë, policia shoqëron 17 persona







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com