Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1956/ Pushkatimi i të kërkuarit për 16 vjet, rekordi i të arratisurit brenda Shqipërisë

7 vjet ago
in Të Gjitha
1956/ Pushkatimi i të kërkuarit për 16 vjet, rekordi i të arratisurit brenda Shqipërisë

Nga Kastriot Dervishi/ Skënder Muharrem Noga, lindur në vitin 1913 në Borsh, me profesion agjent sanitar, mundi të jetë i arratisur brenda Shqipërisë për plot 16 vjet, duke thyer çdo rekord për personat në kërkim nga regjimi komunist. Asnjë “vigjilencë revolucionare” nuk mundi ta diktojë brenda në Tiranë. U arrestua më 17.9.1955 kur kërkoi të arratisej në Itali. Në çastin e kapjes iu gjet një nagant tip rus dhe disa shënime nxjerrë nga dëgjimi i radiove të Londrës e “Zërit të Amerikës”.

Për regjimin komunist ishte turp i madh që nuk e kishte gjetur për kaq vite. Për këto arsye gjyqi nuk u popullarizua. Ditën e arrestimit, hetuesi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB, nënkolonel Stavri Xhara, me miratimin e kryetarit të degës nënkolonel Nevzat Haznedarin e zëvendësdrejtorit të tij kolonel Rexhep Kolli dhe Vangjel Kocani (për prokurorin e përgjithshëm), vendos arrestimin e Skënder Muharrem Nogës, për akuza të pabaza të kohës së luftës (të gjitha trillime).

Pyetet në Tiranë nga hetuesit Stavri Xhara, Misto Shunda, Iljaz Haxhiaj. Shpjegon si kishte munduar të mos diktohej. Nga gjithë hetuesia nuk del asnjë akuzë për krime, por vetëm fakti i armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për arratisje.

Sipas shpjegimeve që jep në hetuesi, në vitin 1938 ka shkuar në Kukës sepse atje ishte farmacist, vëllai i tij Kasem Noga. Ishte njohur me Muharrem Bajrakarin në vitin 1941, si dhe me 3 doktorë italianë. Deri në nëntor 1942 punon në sektorin e shëndetësisë në Kukës. Pushohet nga detyra, shkon në Prizren, e më tej në Gjilan ku qëndron deri në  gusht 1943, duke punuar në spitalin e atyshëm. Rikthehet në Lumë ku bashkohet me Muharrem Bajraktarin e më në fund, më 25 gusht 1944 në Tiranë. Nga të afërmit e tij, gjermanët i kishin arrestuar vëllanë farmacist dhe një kushëri, Telat Nogën, i cili më vonë kishte vdekur në kampet e përqendrimit.

Kur bëhej lufta e Tiranës, tetor-nëntor 1944 ka qëndruar në shtëpitë e Sulo Begës, Beqir Haçit dhe të arratisurit Qani Lesko. Nga dhjetori 1944 deri ditën e arrestimit qëndroi në shtëpinë e Tafil Shalarit, me vdekjes e të cilit në vitin 1946, për të kujdeset e motra e tij, Tahire Shalari, gruaja e ish kapitenit të arratisur në SHBA, Kamber Prodës. Kishin dijeni për ndodhjen e tij vetëm vëllai Kasem Noga, askush tjetër. Në shtëpinë ku ishte strehuar, kohë pas kohe shkonin për vizita oficerët e MPB-së, Hariz Shalari, Aliko Shalari, Xhelal Shalari, Daut Shalari, Gani Hasko, por askush nuk e kuptoi se aty fshihej i shumëkërkuari prej regjimit.

Nuk pranon akuzat për arrestime gjatë luftës dhe se ka qenë bashkëpunëtor i Xhelal Staraveckës, të cilat rezultojnë false. Pranon që është zënë me Muhamet Gjolleshën (kur është ndodhur një ditë në Tiranë) në kafen e Mahmut Totos në pazarin e vjetër, duke u shprehur kështu:

“Ne u zumë pse i thashë se Tito, juve, d.m.th. partisë komuniste, ua ka me hile. Muhameti kërceu përpjetë e tha: ‘jo, s’është e vërtetë, ne kemi qëllim të përbashkët, këto janë shpifje’. Pastaj fjalët u egërsuan, duke qenë i dehur, tentova të nxjerr pistoletën për ta qëlluar, por shokët më mbajtën e kështu u ndamë”.

Nuk pranon kurrsesi se pas kësaj ngjarjeje ka denoncuar Muhamet Gjolleshën te Xhelal Staravecka, gjermanët, apo të kishte lidhje kjo me varjen e tij. Thotë se qëndroi në ilegalitet sepse nga babai ishte njoftuar se komunistët e kishin dënuar me vdekje.

Çështja e Skënder Nogës u gjykua me dyer të mbyllura nga Kolegji Ushtarak i Tiranës i përbërë nga nënkolonel Mustafa Qilimi, e ndihmësgjyqtarët major Tahmas Beqari e kapiten Niko Paskali, duke pasur pranë zëvendësprokurorin e përgjithshëm nënkolonel Vangjel Kocani. Regjimi nuk donte ta bënte ngjarjen të njohur sepse 16 vitet e ilegalitetit në Tiranë nuk dinte si t’i shpjegonte përpara popullit. Noga u mbrojt në gjyq nga avokatja Vera Bogdo. Me vendimin nr.78, datë 7.5.1956, gjykata e deklaroi fajtor pa iu provuar asnjë akuzë në bazë të nenit 82 (krime lufte), 64 (tradhtia ndaj atdheut në tentativë), 72 (agjitacionit e propagandës) dhe 227 (armëmbajtjes pa leje) dhe e dënoi me vdekje, pushkatim e konfiskimin e pasurisë.

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Vol-Vo 4”, arrestohet 48-vjeçari nga Shijaku për 6 akuza

“Vol-Vo 4”, arrestohet 48-vjeçari nga Shijaku për 6 akuza

U vra nga i dashuri, Morgan Freeman akuzohet se kishte lidhje intime me mbesën

U vra nga i dashuri, Morgan Freeman akuzohet se kishte lidhje intime me mbesën

Champions League, mallkimi i Guardiolas pas largimit nga Barça (Foto)

Një dëmtim shkatërron skemat e Cityt, Guardiola: S’kam alternativë tjetër







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

by mirseda
18:36 | 17/01/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar tarifash tarifa për një sërë vendesh që eksportojnë mallra në...

“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

18:29 | 17/01/2026
“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

18:25 | 17/01/2026
Rama: I nderuar nga ftesa e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Rama: I nderuar nga ftesa e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

18:02 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com