Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave të 21 Janarit 2011, vazhdon përpjekjet për drejtësi edhe pas 15 viteve.
Ai është shprehur i shqetësuar për retorikën politike që ka shoqëruar këtë çështje gjatë gjithë kësaj periudhe dhe thekson se drejtësia për ngjarjen mund të realizohet vetëm nga SPAK.
Sot, Nika ndodhet vetë në ambientet e SPAK-ut, ku ka shkuar me iniciativën e tij personale, pa u thirrur nga Prokuroria e Posaçme, duke treguar vendosmërinë për të ndjekur çështjen deri në zbardhjen e saj.











