Pas punës së palodhshme dhe të pandërprerë të zjarrfikësve është bërë e munudr shuarja e flakëve në Zhamë të Lushnjës.
15 orë në “luftë” kanë qenë zjarrfikësit e Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol, ndihmuar dhe nga batalioni i tretë Këmbësor i Forcave Tokësore, duke bërë të mundur që mëngjesin e sotëm të shuhen të gjitha vatrat që ishin aktive.
Kujtojmë që zjarri ra ditën e djeshme dhe u përhap me shpejtsi në disa zona. Zjarri i madh rrezikoi edhe banesat që ndodheshin pranë. Në zonën ku ra zjarri i pranishë gjatë punës për shuarjen e flakëve ishte edhe ministri i Brendshëm,Taulant Balla si dhe deputeti i zonës, Saimir Korreshi, të cilët monitoruar nga afër situatën. Si pasojë e zjarrit të madh u dogjën dhjetëra hektar ullishte dhe shkurre.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi R.Z, autori i zjarrvënies. 58-vjeçari ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, mirëpo flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
“U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.
Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njoftoi policia për arrestimin e zjarrvënësit.