Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me lënien në fuqi masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta.
Ajo tha se seanca e djeshme mbi masën e arrestit, ka kaluar me debat mes Metës dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm në seancë.
“Prokurorët pretendojnë në aktakuzën e tyre se Ilir Meta mund të ndikojë te dëshmitarët dhe marrja e provave, dhe e dyta pretendon se vepra penale e korrupsionit për të cilën ai dyshohet në tre raste ka ndodhur e kohe të ndryshme dhe se sipas prokurorëve ekziston rreziku që mund të kryhet përsëri nga ana e tij.
Me këto shkaqe duhet të qëndrojë në arrest me burg.
Seanca e ditës se djeshme ka qenë e tensionuar se Kraja duke lexuar vendimin se ndalimi i Metës është bërë komfor procedurave ligjore dhe ka pasur reagim nga ana e ish-presidentit i cili ka përdorur gjuhë fyese dhe intimiduese ndaj tre prokurorëve duke thënë se do ta shihni se çfarë do ju bëj dhe ka pasur 15 minuta debat të ashpër mes prokurorit dhe Metës, sepse ai pretendon se ndalimi është bërë në kundërshtim me ligjin”, tha Lala.