Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

4 orë ago
in Bota
140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

Rusia tha se do të jepte një “përgjigje të dhimbshme” ndaj çdo veprimi të Bashkimit Europian që do të përfshinte sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse.

Paralajmërimi erdhi ndërsa udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar një plan për të përdorur asetet si bazë për një “kredi kompensimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e Rusisë është i pavlefshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar dhe të traktateve. Nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të marrë fondet e dikujt tjetër pa dëmtuar xhepin dhe prestigjin e atyre që po shpronësojnë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Sipas planit të BE-së, asetet ruse nuk do të sekuestroheshin dhe Rusia do t’i mbante paratë në institucionin financiar belg Euroclear.

Por Zakharova tha se plani tregonte se Europa “nuk është më një strehë e sigurt për asetet financiare”.

“Duke ia besuar fondet tuaja europianëve perëndimorë, përfshirë Euroclear, tani rrezikoni të humbni gjithçka. Ju nxisim të mendoni dy herë para se të ndërmerrni ndonjë veprim të rrezikshëm”, tha Zakhatova.

Vendet e BE-së miratuan zyrtarisht të enjten paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, që përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus.
Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen reagoi mëngjesin e kësaj të enjteje për paketën e 19 të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar paketën tonë të 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ne po e mbajmë presionin e lartë mbi agresorin. Për herë të parë po merremi me sektorin rus të gazit, që është zemra e ekonomisë së tij të luftës,” shkroi në platformën X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Nuk do të tërhiqemi derisa populli ukrainas të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shtoi ajo.

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar këtë të enjten ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, duke thënë se këto sanksione funksionuan kundër vetë bllokut dhe se elitat e BE-së nuk mund ta pranoj që sanksionet e tyre nuk do të funksionojnë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se sanksionet energjetike të SHBA-së ishin jashtëzakonisht “kundërproduktive” për gjetjen e paqes në Ukrainë.
Synimet ruse në Ukrainë mbeten të pandryshuara dhe shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të zgjidhen, u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova .

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil, dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa administrata Trump rriti presionin mbi Kremlinin për të negociuar përfundimin e luftës së saj kundër Ukrainës

TË LIDHURA

Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja
Bota

Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja

16:44 | 23/10/2025
Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë

10:24 | 23/10/2025
BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez
Bota

BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez

09:59 | 23/10/2025
Next Post
E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja
Bota

Shpjegimi/ Pse u shty takimi Trump–Putin dhe nga dolën sanksionet e reja

by mirseda
16:44 | 23/10/2025
0

Në pak ditë, politika e jashtme e Donald Trump për Ukrainën ndryshoi kurs. Kaluam nga ideja e...

Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier

Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier

16:41 | 23/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025
Spiropali në Izrael: Plani i Trump nxit paqen

Spiropali në Izrael: Plani i Trump nxit paqen

16:32 | 23/10/2025
Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

15:17 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com