Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Shqipëria vend i bekuar, por i vjedhur”, Këlliçi sulmon Belindën: Pas 5D të Veliajt, tani kemi 5B të Ballukut

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
“Shqipëria vend i bekuar, por i vjedhur”, Këlliçi sulmon Belindën: Pas 5D të Veliajt, tani kemi 5B të Ballukut

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një interviste në studion e News 24. Këlliçi tha se pas projektit 5D të Bashkisë së Tiranës, tani qytetarët janë përballë 5B të Ballukut. Ai theksoi se Balluku ndërton rrugë me tre herë më shumë kosto se sa është standardi në vendet e Bashkimit Europian.

Këlliçi theksoi gjithashtu disa pika të programit të Partisë Demokratike, duke përfshirë mbështetje financiare për çiftet e reja, të cilët do të përfitojnë 30 mijë euro me zero përqind interes për të filluar jetën bashkëshortore, dhe në rastet e familjeve me 3 fëmijë, do t’u falen këto 30 mijë euro. Sipas tij, PD parashikon një rritje të ndjeshme të pagave, duke përfshirë një rrogë minimale prej 500 eurosh dhe një rrogë mesatare prej 1200 eurosh.
“Në programin e PD, parashikojmë një çati për çdo çift. Të rinjtë largohen se nuk përballojnë dot jetesën. Ata që do nisin jetën bashkëshortore, do të marrin 30 mijë euro me zero përqind interes. Nëse një çift ka 3 fëmijë, do u falen 30 mijë euro. Duhet të shtojmë popullsinë në vend. Në 10 vitet e fundit, kemi humbur 40 përqind të popullsisë. Programi i PD është që rroga minimale do jetë 500 euro dhe mesatarja 1200 euro. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, se tha legalizimi falas, shëndetësia falas. Pas 12 vitesh, Rama vazhdon me të njëjtat premtime. Belinda Balluku ndërton rrugë me 3-fishin e buxhetit të BE-së. Pas 5D të Veliajt, sot kemi 5B të Ballukut”, tha Këlliçi.

Këlliçi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për mosmbajtjen e premtimeve të bëra në fushatat e mëparshme, duke përmendur legalizimet falas dhe shëndetësinë falas si premtime që nuk janë realizuar. Ai shtoi se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga korrupsioni dhe vjedhjet masive gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.

“Qytetarët janë të interesuar për programin. Edhe në SHBA, një pjesë e shqiptarëve atje planifikojnë që kur të jenë në pension, të vijnë në Shqipëri. Kjo, sepse Shqipëria është vend i bekuar, por jemi të vjedhur. Flitet për Europë dhe nuk kemi rrugë, ujë e drita. Vjedhja që ka ndodhur në 12 vite është e paprecedentë dhe nga shëndetësia falas kaluam tek Ilir Beqaj e Vilma Nushi. Këto janë të vërtetuara nga SPAK, që ne e kritikojmë, që ne themi se nuk po bën punën. Ne jemi të gjithë njësha, përfaqësojnë PD-në. Mua më intereson fitorja e PD dhe më intereson rezultati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës”, deklaroi ai.

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na e merrte mendja se ishte vajza jonë

Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na e merrte mendja se ishte vajza jonë

Policia Rrugore e Tiranës ‘me dorë të hekurt’ ndaj shoferëve ‘rebelë’, ndëshkohen 93 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës 'me dorë të hekurt' ndaj shoferëve ‘rebelë’, ndëshkohen 93 shoferë

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e aktores

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e aktores







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com