Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

1 Maji në Greqi: Protesta masive për paga dhe kushte pune

1 muaj ago
in Bota

Greqi protesta dhe marshime për 1 majin. Me protesta dhe marshime në të gjithë Greqinë, mijëra greke nderuan 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke rikthyer kërkuar paga më të larta, siguri në punë dhe respektim të të drejtave të tyre.

Në Athinë, në sheshin Klafthmonos u zhvillua tubimi qendror i konfederatave të nëpunësve të sektorit privat GSEE dhe atij shtetëror ADEDY, ku sindikalistët theksuan se kostoja e jetesës, kriza e strehimit dhe mungesa e kontratave kolektive po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e punonjësve.
Në një tubim të veçantë në sheshin para parlamentit ,organizata e punonjësve që mbështesin partinë komuniste, PAME, organizoi protestën e vet, me tone të forta kundër politikave qeveritare dhe me mesazhe kundër luftës në Lindjen e Mesme , duke bërë thirrje për “rrugën e përmbysjes”.

Në Pire, përfaqësues të punonjësve të porteve theksuan se Dita e Punës mbetet simbol i luftës për të drejta, duke kërkuar paga të denja, orare të qëndrueshme dhe mbrojtje nga pasiguria në punë.
Në thelb të protestave ishin kërkesat për rritje reale të pagave, rikthim dhe forcim të kontratave kolektive, respektim të 8-orëshit, dhe përmirësim të kushteve të punës, në një periudhë ku, sipas sindikatave, paga shpesh nuk mjafton deri në fund të muajit.
Tubime dhe marshime u zhvilluan edhe në Selanik, ku punonjësit u mblodhën pranë Qendrës së Punës dhe marshuan në rrugët e qytetit , si dhe në qytete të tjera të vendit, duke përcjellë mesazhe për vazhdimin e betejës për të drejtat sociale.
Në këtë klimë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, përmes një videoje në TikTok, ka theksuar se qeveria e tij “përgjigjet me vepra dhe jo me slogane”, duke renditur masat që, sipas tij, kanë përmirësuar jetën e punonjësve, si rritja e pagës minimale në 920 euro, ulja e papunësisë dhe zbatimi i kartës dixhitale të punës.
Ndërkohë vazhdojnë kritikat e partive opozitare ndaj qeverisë kosnervatore , e cila sipas tyre ka sjellë një realitet ku punonjësit nuk mund të përballojnë nevojat minimale me pagat e ulta, për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe mungesës së sigurisë në punë.

TË LIDHURA

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Bota

NATO nis stërvitjen e madhe detare “BALTOPS” në Baltik, mbi 6 mijë trupa dhe 30 anije në operacion

19:37 | 03/06/2026
Next Post

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Abaz Hoxha

Irani dorëzon propozim të ri për negociata

Trump: Lufta me Iranin është fituar, kërkon garanci për armët bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com