Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

1 Korrik, dita kundër racizmit ndaj myslimanëve

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
1 Korrik, dita kundër racizmit ndaj myslimanëve

Me një ditë të veçantë një aleancë kundër islamofobisë në Gjermani kërkon të ngrejë zërin kundër racizmit ndaj myslimanëve. Imazhi i islamit nuk është pozitiv, për organizatorët faj ka edhe politika.

Kanë kaluar 9 vjet që farmacistja Marva El-Sherbini nga Drezdeni u vra me 18 thika nga ekstremisti i djathtë, Alexander Wien. Vendngjarja një sallë gjykate në Gjykatën e Landit të Saksonisë. El-Sherbini ishte shtatzënë, edhe fëmija ndërroi jetë. Nina Mühe, përgjegjëse e projektit, “CLAIM” një aleance të re kundër armiqësisë ndaj islamit dhe myslimanëve e kujton mirë tmerrin e asaj dite. „Ajo ditë ka qenë „një ditë kthese.” Në të gjithë Europën, sipas Mühe u bë e qartë se „çfarë formash të tmerrshme mund të marrë armiqësia ndaj islamit”.

Në përkujtim të kësaj dite, CLAIM organizon më 1 Korrik „Ditën kundër racizmit ndaj myslimanëve”. Që në vitin 2015 organizohet një ditë e tillë, e mbështetur nga Ministria Federale e Familjes dhe fondacioni Mercator. Një ditë më e nevojshme se kurrë. Se sa negativ është imazhi i islamit, këtë e provoi një studim i fondacionit Bertelsmann nga viti 2015 dhe një studim i fondacionit Heinrich-Böll nga viti 2016. Gati gjysma e popullsisë gjermane ndjehet „e kërcënuar” nga islami ose „shumë e kërcënuar”.

Sulmet e myslimanëve ndaj hebrenjve

Në muajt e fundit paragjykimet u shtuan pas sulmeve të të rinjve myslimanë ndaj hebrenjve në Gjermani. Në fund të Marsit u bë e ditur, se në një shkollë fillore në Berlin një vajzë hebreje për muaj me radhë ishte ngacmuar nga nxënësit e tjerë myslimanë. Ndërsa në Prill goditja e një siriani mysliman ndaj një izraeliti të veshur me kipan karakteristike shkaktoi valë reagimesh në të gjithë Gjermaninë. Sipas qendrës kundër diskriminimit në Berlin u regjistruan vetëm në vitin 2017, 12 raste me sfond antisemitist.

Nuk ka statistika zyrtare për përkatësinë fetare të autorëve. Megjithatë Jozef Schuster, presidenti Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani thotë për Deutsche Wellen, s një lloj përgjegjësie e kanë edhe shoqatat myslimane dhe komunitetet e xhamive. „Asnjë fëmijë apo i ri nuk lind antisemitist. Këta të rinj e fëmijë duhet t’i marrin këto teza nga diku.” Zakonisht është familja, por ka raste edhe xhamitë, ku disa imamë predikojnë përmbajtje të caktuara antisemitiste. „Këta imamë me sa duket nuk e kanë kuptuar, se çarë shohim ne si konsesus shoqëror dhe çfarë vlerash shoqërore kemi ne, ose nuk duan t’i kuptojnë ato qëllimisht.”

Debat politik për islamin

Por edhe myslimanët vetë janë viktima të dhunës siç bëjnë të ditur statistikat. Në vitin 2017 janë regjistruar 1075 sulme ndaj myslimanëve dhe institucioneve të islamit në Gjermani si vepër penale më vete. Shifrat jo zyrtare janë më të larta sipas ekspertëve. Për Nina Mühen përgjegjësia për qëndrimin refuzues ndaj islamit ka të bëjë edhe me politikën. „Ka gjithmonë politikane e politikanë, jo vetëm të AfD-së, që këtë temë e vendosin në rend të dotës, ku myslimanët ose vendosen në një kontekst negativ ose politikanët nganjeherë janë vërtet nxitës.” Njerëzit që nuk i njohin myslimanët personalisht, ndikohen, thotë Mühe.

Në Mars ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer u shpreh, se myslimanët që jetojnë këtu i përkasin këtij vendi, por islami „nuk i përket” Gjermanisë. Angela Merkel e hodhi poshtë këtë pak më vonë. „Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë, dhe po ashtu edhe feja e tyre i përket Gjermanisë, pra edhe islami.”

Nina Mühe dhe kolegët e saj me 1 Korrikun duan të dërgojnë një sinjal kundër racizmit. Por Nina Mühe kërkon që edhe myslimanët të jenë aktivë. Myslimanët duhet të „angazhohen më shumë në shoqëri, të bëhen më prezentë, të krijojnë më shumë normalitet, e kështu ndoshta në mënyrë pozitive të ndryshojnë shoqërinë tonë”. (Burimi:DW)

Tags: myslimanetRacizmi

TË LIDHURA

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë
Bota

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë

17:58 | 18/04/2026
Kina synon një konsum më të fortë dhe rritje të investimeve në Planin e 15-të Pesëvjeçar
Bota

Kina synon një konsum më të fortë dhe rritje të investimeve në Planin e 15-të Pesëvjeçar

15:49 | 18/04/2026
Khamenei mesazh paralajmërimi: Marina iraniane do t’i bëjë armiqtë tanë të provojnë disfata
Bota

Khamenei mesazh paralajmërimi: Marina iraniane do t’i bëjë armiqtë tanë të provojnë disfata

14:56 | 18/04/2026
Next Post
Video/Gjesti i djalit të Lovren gjatë himnit të Kroacisë pushton rrjetet sociale

Video/Gjesti i djalit të Lovren gjatë himnit të Kroacisë pushton rrjetet sociale

Faqja prestigjioze për pasaportat po përdor emrin “Maqedonia e Veriut”

Faqja prestigjioze për pasaportat po përdor emrin “Maqedonia e Veriut”

Një autogol zhbllokon sfidën Spanjë-Rusi (Video)

Një autogol zhbllokon sfidën Spanjë-Rusi (Video)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Tragjedi në Itali: shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin, më pas hidhet nga kulla
Aktualitet

Tragjedi në Itali: shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin, më pas hidhet nga kulla

by mirseda
18:10 | 18/04/2026
0

Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Astit pranë Torinos, ku një burrë 59-vjeçar shqiptar qëlloi dhe...

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë

17:58 | 18/04/2026
Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

17:39 | 18/04/2026
Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com