Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

ʽRepublikanët ndryshuan dokumentin sekret për Rusinëʼ

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
ʽRepublikanët ndryshuan dokumentin sekret për Rusinëʼ

Demokrati më i lartë në Komisionin për Çështjet e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve tha se republikanët e këtij komisioni i bënë ndryshime një dokumenti sekret para se ta dërgonin atë në Shtëpinë e Bardhë, në vend që të dërgonin versionin që u kishin treguar ligjvënësve. Dokumenti kritikon FBI-në për qëndrime të njëanshme kundër Presidentit Donald Trump dhe mund të ketë pasoja për çështjen e hetimeve rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane. Republikanët, të cilët kanë shumicën në komision i kanë dhënë dritën e gjelbër publikimit të dokumentit.

Shtëpia e Bardhë mund të vendosë qysh sot për ta bërë publik dokumentin, i cili thuhet se flet për njëanshmëri në Departamentin e Drejtësisë kundër Presidentit Donald Trump.

Të martën mbrëma Presidenti Trump u shpreh se donte që dokumenti të bëhej publik.

Ndërkohë, demokrati më i lartë në Komisionin për Çështjet e Zbulimit Adam Schiff shkruante në një letër drejtuar kryetarit republikan të komisionit, Devin Nunes, se demokratët kishin zbuluar diçka të mërkurën mbrëma: se dokumentit i ishin bërë ndryshime që anëtarët e komisionit nuk kishin mundur t’i shqyrtonin ose t’i miratonin dhe se gjendja ishte “thellësisht shqetësuese”.

Zoti Schiff shkruante se: “Edhe pse ndryshimet e bëra nuk korrigjojnë shtrembërimet dhe pasaktësitë e thella në dokumentin tuaj, ato megjithatë janë thelbësore”.

Meqenëse dokumenti mbetet sekret, është e paqartë se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Një zëdhënës i zotit Nunes u përgjigj me një deklaratë, duke thënë se versioni i dërguar në Shtëpinë e Bardhë përmbante vetëm “redaktime të vogla” dhe se demokratët po përpiqeshin të zhvendosnin vemendjen nga “abuzimet për të cilat flitet në dokument”.

Të mërkurën, Byroja Federale e Hetimeve tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” në lidhje me saktësinë e dokumentit dhe se i ishte dhënë pak mundësi për ta analizuar dokumentin prej katër faqesh përpara se komisioni të votonte që ai të bëhej publik.

Pasojat e publikimit të dokumentit mund të jenë të rënda, shkruan voa. Çdo akuzë për veprime të njëanshme nga Byroja Federale e Hetimit mund t’i japë presidentit arsye të kërkojë largimin e zyrtarëve të lartë të FBI-së dhe të Drejtësisë dhe ndoshta edhe të prokurorit të posaçëm që heton rreth zotit Trump si dhe rreth një bashkëpunimi të fshehtë të fushatës së tij me Rusinë.

Tags: dokumentinʽRepublikanëtndryshuanRusinëʼsekret

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Dorëzohet “Supermeni” Veliaj, zëvendëson trafikndarëset e vjedhura. Po milionat ku shkuan?

Dorëzohet "Supermeni" Veliaj, zëvendëson trafikndarëset e vjedhura. Po milionat ku shkuan?

Kosova në BE?/Spanja përkrah Serbisë, frikë nga skenari i Katalonjës

Kosova në BE?/Spanja përkrah Serbisë, frikë nga skenari i Katalonjës

Icardi në “krizë”, fajin e ka Wnada

Icardi në “krizë”, fajin e ka Wnada







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026




TË FUNDIT

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

by mirseda
21:52 | 20/02/2026
0

QSUT ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ndërsa sqaron se një person ka...

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com