Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zotohet Netanyahu: Do t’i kundërshtoj sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite

2 vjet ago
in Bota
Zotohet Netanyahu: Do t’i kundërshtoj sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i kundërshtojë çfarëdo sanksionesh kundër ushtrisë së vendit të tij, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta ndërpresin ndihmën për njërën prej njësiteve të saj.

“Do të luftoj kundër tyre me gjithë forcën time”, tha Netanyahu të dielën. Derisa zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur emrin e njësitit që pritet të sanksionohet, liderët izraelitë dhe mediat lokale thanë se bëhet fjalë për Netzah Yehuda – një batalion e këmbësorisë i themeluar rreth 25 vjet më parë për t’i futur në ushtri burrat ultra-ortodoks. Shumë burra fetarë janë të liruar nga shërbimi i detyruar ushtarak në Izrael. Liderët izraelitë e kanë cilësuar si të “padrejtë” vendimin për sanksionet, posaçërisht në një kohë lufte, si dhe janë zotuar se do ta kundërshtojnë.

“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione kundër një njësiti të IDF-së, do ta luftoj me të gjithë forcën time”, tha Netanyahu. Netzah Yehuda, apo në shqip Judea Përgjithmonë, ka qenë gjithmonë e vendosur në Bregun e okupuar Perëndimor dhe disa pjesëtarët të tij kanë ndërlidhje me abuzimet kundër palestinezëve. Ky njësit është pjesë e vogël përbërëse e pranisë ushtarake të Izraelit në këtë territor. Ky njësit u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara më 2022, pasi një i moshuar amerikano-palestinez u gjet i vdekur pak pasi ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor.

SHBA-ja kishte bërë thirrje Izraelit në atë kohë për një hetim gjithëpërfshirës dhe përgjegjësi të plotë për rastin. Ushtria izraelite kishte shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe kishte thënë se komandanti i Netzah Yehuda do të qortohej për këtë. Ajo kishte vendosur të mos hapte procedura penale për këtë rast. Uashingtoni – aleati kryesor i Izraelit – nuk i ka ndalur ndihmat për asnjë njësit të IDF-së më parë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se ka vendosur t’i shqyrtojë akuzat se disa njësite të ushtrisë izraelite i kanë shkelur kushtet për pranimin e ndihmës amerikane. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërhiqen nga qëllimi për ta sanksionuar Netzah Yehudan, duke thënë se bota është duke i vëzhguar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit më shumë se kurrë më parë. “Çdo tentim për ta kritikuar tërë njësitin hedh dyshime të mëdha mbi veprimet e IDF-së”, tha Gallant në një komunikatë, duke shtuar se “kjo nuk është rruga e duhur për partnerët dhe miqtë”.

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Next Post
Beqaj dërgon hard diskun në SPAK, do marrë kopjen e dosjes hetimore të sterlizimit

Beqaj dërgon hard diskun në SPAK, do marrë kopjen e dosjes hetimore të sterlizimit

I dërgoi babait 800 euro në Siri, SPAK çon në gjykim të birin nën akuzë për financim terrorizmi

Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

Investigimi i RAI 3/ ” E aftë të furnizojë me tonelata kokaine Europën”, prokurori i Napolit: Mafia shqiptare e lidhur me N’Drangheta-n

Investigimi i RAI 3/ " E aftë të furnizojë me tonelata kokaine Europën", prokurori i Napolit: Mafia shqiptare e lidhur me N’Drangheta-n







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com