Të paktën 10 persona u plagosën, tetë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë, pas një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë kostumesh karnavalesh në Rio de Zhaneiro.
“Tetë pacientë, për fat të keq, janë në gjendje të rëndë dhe të intubuar,” – deklaroi ministrja e Shëndetësisë së qytetit, Claudia Melo.
Zjarrfikësit, të cilët u angazhuan menjëherë për shuarjen e flakëve, raportuan “kushte të pasigurta sigurie për punonjësit në fabrikë”, duke ngritur shqetësime mbi standardet e sigurisë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit.