Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Vladimir Putin do të vazhdojë ta çojë luftën në Ukrainë “gjerë e më thellë” nëse nuk ndalet.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u bën thirrje vendeve të punojnë së bashku pasi “paqja varet nga të gjithë ne” .
“Nuk ka garanci të vërteta sigurie përveç miqve dhe armëve”, thotë ai, duke shtuar se bota po përjeton ” garën më shkatërruese të armatimeve në historinë e njerëzimit”.
Zelensky foli pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndryshoi qëndrimin e tij mbi luftën Rusi-Ukrainë, duke thënë për herë të parë se Ukraina mund të rifitonte të gjithë tokën e saj.