Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

1 orë ago
in Bota
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë një bisedë me Donald Trump, pasi SHBA-të i kanë dorëzuar Kievit një draft-plan për paqe që synon t’i japë fund luftës me Rusinë.

Dokumenti është hartuar nga i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe homologu i tij rus Kirill Dmitriev, pa pjesëmarrjen e Ukrainës.

Zyra e Zelenskyt deklaroi se Uashingtoni beson se drafti mund të “ringjallë diplomacinë” dhe se Ukraina ka rënë dakord të punojë mbi pikat e tij “në mënyrë që të arrihet një përfundim i drejtë i luftës”, raporton BBC.. Megjithatë, qëndrimi zyrtar mbetet i rezervuar: Kievi mbështet vetëm propozimet që mund ta sjellin realisht paqen më pranë.

Plani përfshin dorëzimin e zonave të kontrolluara nga Ukraina në Donbas, shkurtimin drastik të ushtrisë ukrainase dhe heqjen dorë nga një pjesë e armëve. Nëse këto pika konfirmohen, ato do të favorizonin dukshëm interesat ruse duke shpjeguar reagimin e ftohtë të Kievit.

Nga ana amerikane, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump është “i zhgënjyer” me të dy palët për mungesën e angazhimit ndaj një marrëveshjeje paqeje, ndaj ekipi i tij ka punuar mbi një propozim të detajuar që synon të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ndërkohë, Moska ka minimizuar rëndësinë e planit. Zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi vetëm “kontakte” me SHBA, por jo negociata të mirëfillta.

Njoftimi nga Kievi u bë publik pas takimit të Zelenskyt me drejtues të lartë të ushtrisë amerikane, përfshirë sekretarin e Ushtrisë Dan Driscoll dhe gjeneralët Randy George e Chris Donahue. As Ukraina dhe as partnerët evropianë nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit, dhe ministrat e jashtëm të BE-së paralajmëruan se asnjë plan nuk mund të funksionojë pa konsensusin e Kievit dhe Brukselit. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se “çdo plan kërkon që ukrainasit dhe evropianët të jenë në bord”.

Një zyrtar i lartë amerikan tha për BBC se Witkoff ka marrë input nga të dyja palët rreth kushteve të pranueshme për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se “Të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime, jo vetëm Ukraina.”

Nga ana tjetër, Peskov nënvizoi se çdo marrëveshje duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore të konfliktit”, formulim që Ukraina e sheh si kërkesë për dorëzim.

Deputetja ukrainase Lisa Yasko i tha BBC-së se vendi i saj “nuk është konsultuar fare”.

“Duket sikur dikush po përpiqet të vendosë për ne dhe kjo është shumë e dhimbshme për ukrainasit”, shtoi ajo.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka nisur iniciativa intensive diplomatike, përfshirë takime dypalëshe me Putinin në Alaska, udhëtime të përsëritura të Witkoff në Moskë dhe raunde bisedimesh me Zelenskyn dhe liderë perëndimorë. Por me afrim të përvjetorit të katërt të pushtimit rus, pozicionet e dy vendeve mbeten larg kompromisit.

Ndërkohë, luftimet vazhdojnë me intensitet. Ukraina ka rritur sulmet me dronë të distancës së gjatë ndaj objektivave ushtarake dhe energjetike ruse, ndërsa Rusia ka intensifikuar goditjet mbi qytetet ukrainase. Këtë javë, të paktën 26 persona humbën jetën nga një sulm me raketa dhe dronë në qytetin Ternopil, në perëndim të Ukrainës. Ende ka persona të zhdukur nën rrënoja.

TË LIDHURA

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

18:32 | 20/11/2025
Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev
Bota

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

15:06 | 20/11/2025
Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni  kthehet në Londër
Bota

Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni kthehet në Londër

14:44 | 20/11/2025
Next Post
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar
Showbizz

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

by mirseda
21:56 | 20/11/2025
0

Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi...

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani

Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani

20:42 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com