Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të takohet fillimisht me Presidentin e SHBA Donald Trump, e më pas t’i bashkohen edhe disa udhëheqës evropianë.
Sipas burimeve diplomatike, bisedimet mes Zelensky-t dhe Trump-it janë caktuar të nisin në mesditë, ndërsa në mbrëmje parashikohet një takim i zgjeruar me përfaqësues nga vendet kryesore të Evropës. Gjithashtu, është planifikuar edhe një fotografi zyrtare mes pjesëmarrësve, përpara se të vijojë diskutimi i përbashkët.
Ende nuk është bërë publik një afat i saktë për përfundimin e këtyre aktiviteteve















