YouTube ka dëmshpërblyer presidentin amerikan Donald Trump me 24.5 milionë dollar, pasi ky I fundit ngriti një padi ndaj platformës në vitin 2021.
Trump e paditi YouTube pasi ju pezulluan kanali I tij pas sulmit në 6 janar 2021 në Kapitol, kohën që republikani humbi zgjedhjet ndaj demokratit Joe Biden.
Atë kohë You tube pasi mbylli kanalin e Trump tha se e kishte marrë këtë vendim për arsye se ishin shkelur politikat kundër nxitjes së dhunës.
Ky vendim i sotëm erdhi pasi kohët e fundit, YouTube, njoftoi se do të lejojë llogaritë e personave që dikur ishin ndaluar.
Por YouTube nuk është i vetëm, në muajin janar të këtij viti Trump fitoi edhe gjyqin me Metën prej gati 25 milionë dollar dhe X prej gati 10 milionë dollar në muajin shkurt.
Sipas burimeve të ardhurat e Trump nga Youtube, do të shkojnë për restaurimin dhe ruajtjen e parkut National Mall dhe për ndërtimit të sallës së vallëzimit në Shtëpisë së Bardhë.