Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë i është drejtuar qytetarëve me një mesazh publik nga rrjetet e tij sociale. Mesazhi i tij shkon në kuadër të valës së protestave të dhunshme studentore në Beograd dhe në disa qytetet të tjera të Serbisë.
“Koha e çmendurisë do kalojë”, thekson Vuçiç ndërsa në video shfaqen imazhe të dhunshme nga protestat.
Në mesazhin drejtuar protestuesve, presidenti serb thotë se në mendjet e njerëzve nuk ka asgjë racionale dhe protestat i cilëson përrallë për gjoja studentët.
Vuçiç shton se protestuesit nuk kanë asnjë një përgjigje kur pyeten se kush do ta menaxhojë vendin, problemet apo kush do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin.
Një ditë më parë në 50 qytete të Serbisë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Presidentit Vuçiç organizuan protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”.