Në ambasadën shqiptare në Athinë, vijojnë të paraqiten probleme serioze me qytetarët shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë cdo ditë në radhë të gjata për të marrë shërbimet e nevojshme si pasaporta apo karta e identitetit.
Në hyrje të ambasadës qëndrojnë qëindra qytetarë në pritje për të marrë dokuemtentet, ku distancimi social bëhet shumë i vështirë dhe të gjithë janë shumë të ekspozuar ndaj virusit
Prej javësh kjo situatë vijon të mbetet e njëjtë, dhe pavarësisht ankesave apo raportimeve të qytetarëve nuk ka marrë ende zgjidhje. Edhe pse ambasada dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë premtuar zgjidhje të problemit ende nuk ka asnjë përmirësim.