Mëngjesin e sotëm, në disa qytete të Serbisë u organizuan bllokada trafiku në shenjë proteste kundër brutalitetit policor. Protestat erdhën si reagim ndaj dhunës së autoriteteve dhe partisë së presidentit Aleksandar Vuçiç.
Organizatorët theksuan se kjo është një thirrje për drejtësi dhe respektim të të drejtave qytetare. Studentët i bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protesta në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevac.
Në Beograd, bllokada filloi zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit. Xhandarmëria serbe ndërhyri për të shpërndarë një pjesë të protestuesve dhe për të liruar rrugën.
Megjithatë, shumë shoferë refuzuan të vazhdonin rrugën si shenjë solidariteti. Kjo solli një bllokim të plotë të trafikut në disa akse kryesore.