Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home shendetesi

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

4 muaj ago
in shendetesi
Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

Progresi në vaksinimin e fëmijëve ka ngecur sipas nje studimi te ri dhe miliona të vegjël mbeten të pambrojtur ndaj sëmundjeve të rrezikshme. Ekspertët paralajmërojnë për rrezik duke sugjeruar luftimin e dezinformimit dhe shtimin e fondeve nga qeveritë.
Një studim i ri global ka nxjerrë në pah një prirje shqetësuese në mungesën e vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjeve kërcënuese për jetën.

Gjatë dy dekadave të fundit numri i fëmijëve të pavaksinuar po rritet në mënyrë të qëndrueshme, madje edhe në vende të zhvilluara, shkruan artikulli në revistën mjekësore The Lancet.

Pandemia e Covid-19 e ka thelluar ndjeshëm këtë krizë, duke shkaktuar ndërprerje të programeve rutinë të imunizimit dhe duke lënë miliona fëmijë të pambrojtur ndaj sëmundjeve të rënda si fruthi, tuberkulozi dhe poliomeliti.

Studiuesit po bëjnë thirrje për një përpjekje të përbashkët globale për të garantuar akses më të mirë dhe më të barabartë në vaksina për të gjithë fëmijët, pavarësisht vendit apo statusit ekonomik.

Që nga viti 1974, kur nisi Programi i Zgjeruar i Imunizimit i udhëhequr nga OBSH, më shumë se katër miliardë fëmijë janë vaksinuar, duke parandaluar rreth 150 milionë vdekje në mbarë botën duke u bërë një nga sukseset më të mëdha të shëndetit publik në historinë moderne.

Studimi thekson se gjatë gati një gjysmë shekulli, mbulimi me vaksina është dyfishuar. Megjithatë, që nga viti 2010 progresi ka ngadalësuar ndjeshëm. Në shumë vende, sidomos në rajonet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mbulimi ka rënë në nivele kritike.

Kjo ka krijuar dallime të mëdha mes vendeve të pasura dhe atyre më të varfra, duke ekspozuar miliona fëmijë ndaj rrezikut të infektimit me sëmundje të parandalueshme.
Studiuesit paralajmërojnë se, përveç ndikimit të pandemisë, faktorë si ulja e fondeve ndërkombëtare, dezinformimi, dhe hezitimi i prindërve ndaj vaksinave po kontribuojnë në përhapjen e një krize të re të imunizimit global.

Në përfundim, raporti bën thirrje për veprime të menjëhershëm për të forcuar sistemet shëndetësore, për të luftuar keqinformimin dhe për të siguruar që çdo fëmijë, kudo në botë, të ketë të drejtën për t’u mbrojtur nga sëmundjet që mund të parandalohen me vaksina.

TË LIDHURA

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç
shendetesi

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç

18:34 | 24/10/2025
Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie
shendetesi

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

14:56 | 23/10/2025
Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,
shendetesi

Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,

10:39 | 23/10/2025
Next Post
Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme

Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com