Ushtria izraelite njoftoi sonte se ka nisur operacionet tokësore në lagjen Samboura, në zonën Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.
“Gjatë orëve të fundit, ushtarët kryen operacione tokësore në zonën Samboura, në Rafah”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se operacionet e forcave të armatosura izraelite u zgjeruan në jug të Rripit të Gazës dhe vazhdojnë në zonat veriore dhe qendrore të enklavës palestineze.