Mëngjesi i sotëm ka qenë i trishtë në Kosovë. Ka ndërruar jetë gazetari 38-vjeçar Arton Turkaj. Ngjarja e rëndë është njoftuar ditën e sotme, teksa duket se shkak ka qenë një atak kardiak.
Për vdekjen e gazetarit ka reaguar edhe Fero, por reagimi i tij nuk është ai që pritej.
Gazetari në ditën e Krishtlindjeve ka bërë një status satirik, ( shquhej për humorin e tij të hollë).
“Urime krishtilindjet jau boft allahu kabull”, shkruante gazetari i ndjerë, status që është marrë si blasfemi.
Nga ana tjetër Fero ka shkruar në Instastory.
“Urime vdekjen gazetar. Kalofsh mirë në varr”, ka shkruar ai. Por padyshim ky postim i këngëtarit është pritur me urrejtje nga fansat edhe pse Fero ka vazhduar me postimet e tij që ja adreson fesë. Kjo revoltë e fansave është reflektuar edhe në rënien e numrit të ndjekësve.