Udhëheqësit e BE-së do të takohen nesër, të shtunën, në kuadër të samitit të G20 në Johanesburg, për të diskutuar situatën në Ukrainë, njoftuan sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
“Biseduam me presidentin Zelensky. Diskutuam mbi situatën aktuale dhe theksuam qartë se asgjë që lidhet me Ukrainën nuk duhet të vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës,” shkruajnë Costa dhe von der Leyen në një postim në platformën X.
Presidenti ukrainas tha se i ka “informuar” von der Leyenin dhe Costan për planin e Trump-it që synon t’i japë fund pothuajse katër viteve të pushtimit rus.
“Sa i përket hapave të ardhshëm, liderët evropianë do të mblidhen nesër në kuadër të G20, e më pas në Angola,” ku do të zhvillohet një samit BE–Bashkimi Afrikan, shtoi Ursula von der Leyen në platformën X.












